Ja pse lëkura juaj acarohet në palestër. Cfarë jeni duke bërë gabim.

Ja pse lëkura juaj acarohet në palestër. Cfarë jeni duke bërë gabim.

A ju shfaqen akne pas stërvitjeve?
Ndërsa stërvitja mund të ofrojë përfitime të shkëlqyera për lëkurën, seancat tuaja të djersitjes mund të shkaktojnë gjithashtu të difekte dhe irritime! Këtu janë disa këshilla për tu siguruar që ju të mos ju dalin akne pas stërvitjes.

Mos mbani make up në palestër – E dimë, është shumë e rëndësishme që të dukesh mirë para të tjerëve , sidomos kur janë të panjohur, dhe për këtë arsye mund të përdorni make-up në palestër, por produktet kozmetike mund të mbesin në pore dhe të shkaktojnë acarim të lëkurës.

Pastroni fytyrën tuaj stërvitjes – Të paktën, mbani disa letra të lagura fytyrës në çantën tuaj të palestrës për të hequr sa më shumë make-up që të jetë e mundur. Nëse thjesht nuk mund të durosh idenë për të shkuar pa grim para personave të tjerë në palestër, e minimizoni atë në rimel dhe dicka për buzët, ose cdo gjë tjetër që nuk mbulon lëkurën dhe poret.

Mos prisni ta lani – Gjëra të tilla si papastërtia, vajrat, make-up dhe djersa mund të mbesin në poret pas një stërvitjeje dhe të shkaktojnë probleme të tilla si acne ose mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës. Plus, mikrobet dhe bakteret lulëzojnë në mjedise të ngrohta, me lagështi (si lëkura e pas stërvitjes).

Lëkura për të qënë sa më e shëndetshme duhet të qëndrojë pa make-up sa më shumë të jetë e mundur.

Mos harroni mbrojtjen ndaj diellit – Dëmet e diellit përbëjnë 80% -90% të shenjave të plakjes! Kur ju jeni duke shijuar një stërvitje të mirë në natyrë, jo vetëm që ju jeni duke u ekspozuar ndaj diellit, por ka një mundësi që kremi SFP të ketë humbur efektivitetin për shkak të djerësn. Kështu që pastroni aploko dhe ri-apliko krem SFP vazhdimisht!

Klikoni këtu për të rezervuar një konsultë me dermatologën në lidhje me aknet.

Evitoni ushtrimin në natyrë gjatë periudhës së pikut, ku rrezatimi UV është shumë i lartë(zakonisht midis orës 12:00 dhe 14:00) ose mbani veshje mbrojtëse si bluzë me mëngë të gjata ose kapele.
Sigurohuni që jeni duke u kujdesur mirë  për lëkurën ndërkohë që stërviteni , dhe lëkura juaj do t’ua shpërblejë!