Hapa të thjeshta për të pasur thonj më të bukur dhe më të shëndetshëm.

Hapa të thjeshta për të pasur thonj më të bukur dhe më të shëndetshëm.

Të kesh thonj të bukur është më shumë çështje perkujdesieje të mire sesa çeshtje fati.

Më poshtë do të gjeni këshilla nga dermatologia Joana Thimjo për manikyrin dhe pedikyrin :

-Aplikoni krem për të hidratuar thonjtë , veçanërisht pas përdorimit të acetonit i cili permban kimikate që i thajnë thonjtë .

-Për të parandaluar infeksionin ,kurrë mos i prisni ose ti shtyni me forcë kutikulat . Nëse duhet të shtyni kutikulat , bëjeni butësisht pasi të keni bërë dush

-Shumica e salloneve të thonjëve duhet të ndjekin udhëzime strikte për pastërtinë dhe dezinfektimin, kështu që vëreni me kujdes këto gjëra herën tjetër që do të jeni në sallon:
A ka estetisti experiencen e duhur / licencen si profesionist ?
A ështe salloni i pastër?
A i lan estetisti duart midis seancave të klientëve të ndryshëm?
A ka paisje të pista përreth ?

-Mos hezitoni të pyesni se si i pastrojnë mjetet e punës.

-Mos përdorni brisk si mjet depilimi 24 orë para pedikyrit. Nëse ju krijohen çarje në lëkurë mund të rrezikoni për të marrë infeksione

-Nëse bëni shpesh manikyr dhe pedikyr , merrni në konsuderatë të keni mjetet tuaja te cilat mund ti përdorni në sallon.

-Kontrollo që vaskat e këmbëve dhe filtrat pastruar mirë, perpara se ti perdorni ,nëse ato nuk janë të pastruara mirë , në to mund të gjenden baktere dhe myk. Nëse salloni nuk duket i pastër atëherë shkoni diku tjetër .

-Nëse doni që të vendosni një ngjyrë te kuqe ose portokalli, parandalo diskolorimin ( çngjytimin) duke shtuar një shtresë bazë

-Mos vendosni thonj artificialë për të mbuluar problemet me thonjte, pasi ato mund ti keqësojnë problemet. Thonjte artificial nuk rekomandohen për personat që kanë infeksione mykotike apo thonj të brishtë.

Rezervoni një konsultë falas