Hani shpejt apo hani ngadalë? Cfarë roli ka kjo në shëndetin tuaj?

Hani shpejt apo hani ngadalë? Cfarë roli ka kjo në shëndetin tuaj?

Zvogëlimi i shpejtësisë së ngrënies, së bashku ndalimin e ngrënies 2 orë para se të flini mund të ndihmojnë të bini disa kile.

Ndryshime të këtyre zakoneve ulin diabetin, peshën dhe perimetrin e belit.

Sipas një studimi të kryer në Japoni, me 60’000 pjesmarrës, personat që konsumonin ushqimin më ngadalë ishin më të shëndetshëm se ata që e konsumonin ushqimin me shpejtësi normale ose të madhe.

Krahësuar me personat që konsumojnë ushqimin shpejtë, ata që konsumojnë ushqimin në shpejtësi normale kanë 29% më pak risk për diabet, ndërsa ata që hanë ngadalë 42% më pak.

Konsumimi i Snacks pas darkës dhe konsumimi i ushqimit 2 orë para gjumit, 3 ose më shumë ditë gjatë javës ishte gjithashtu e lidhur me diferencën në BMI. Ndërsa shmangia e vaktit të mëngjesit jo.

Gjithsesi bëhet fjalë për një studim observues, kështu që nuk mund të thuhet me siguri si krijohen këto diferenca midis atyre që konsumojnë ushqim shpejtë dhe ngadal.

Gjithashtu duhet patu parasysh që shpejtësia e ngrënies u mor në mënyrë subjektive, dhe gjithashtu studiuesit nuk matën nivelin e aktivitetit fizik që mund të ndikojë gjithashtu shumë.

Sidoqoftë, ngrënia e shpejtë është lidhur me intolerancën ndaj glukozës dhe rezistencën ndaj insulinës. Kjo mund të ndodhë për shkak se ata që hanë shpejt, duan më shumë ushqim për tu ndjerë të ngopur, në krahësim me ata që hanë ngadalë.

Ndryshimi i mënyrës sesi hani mund të ndihmojë për obezitetin, BMI dhe perimetrin e belit tuaj.

Nëse nuk keni probleme të tilla por hani gjithsesi shumë shpejt, atëherë ulja e shpejtësisë së ngrënies mund të bëjë që të parandaloni diabetin dhe problemet kardiovaskulare.