Rimodelimi i Mjekrës

MENTOPLASTICA (RIMODELIMI I MJEKRËS)

Operacioni estetetik i mjekrës mund të përmirësojë balancën asimetrike të profilit tuaj ose të korigjojë mjekrën së cilës i mungon definimi. Nëse mjekra juaj është pak e theksuar apo nëse fytyra juaj lidhet me qafën pa asnjë përcaktim, zmadhimi i mjekrës me protezë mund të jetë një opsion për pacientë që kanë një normalitet funksionimi dhe të zhvillimit të nofullave.

Rimodelimi i mjekrës kryhet për të zmadhuar apo për të zvogëluar mjekrën. Rastet kur pacienti shprehet i shqetësuar për mjekrën e tij të dalë jashtë profillit të fytyrës, kirurgu sygjeron zvogëlimin e mjekrës e cila është një ndërhyrje që kryhet në anestezi totale dhe zgjat 45 – 60 minuta.

Ndërkohë, për ata persona që shqetësimi i tyre është mjekra e futur brenda, kirurgu sygjeron vendosjen e implanteve në mjekër apo acid hyaluronic (mentofiller) për zmadhimin e mjekrës.

Protezat për zmadhimin e mjekrës ofrojnë një metodë të përhershme të forcimit të mjekrës dhe të theksimit të mjekrës e cila është veçanërisht e dukshme në profil. Alternativa për rimodelimin e mjekrës me acid hyaluronic (filler) është një zgjidhje e përkohshme dhe aspak impenjative për pacientin, ndërsa kirurgjia e zmadhimit të mjekrës me implante është një zgjidhje përfundimtare për theksimin e mjekrës dhe ndërhyrja kryhet nga një kirurg estetik i kualifikuar për të arritur një ndryshim që transformon profilin tuaj. Gjatë operacionit të zmadhimit të mjekrës kirurgu mund ta bëj mjekrën tuaj më të gjerë ose edhe më të gjatë në mënyrë që të përmirësojë jo vetëm pamjen e jashtme të mjekrës suaj, por gjithashtu edhe funksionimin e saj. Teknika më e zakonshme e operacionit për rimodelimin e mjekrës realizohet duke bërë një prerje te mishrat e dhëmbëve të poshtëm të gojës dhe më pas duke krijuar një hapësirë për mbajtjen e implantit të vendosur mbi kockën e poshtme të nofullës. Prerja zakonisht bëhet në pjesën e brendshme të gojës në mënyrë që pas shërimit ju të mos keni asnje shenjë.

Operacioni i rimodelimit të mjekrës mund të realizohet duke u kombinuar edhe me ndërhyrje të tjera siç është rinoplastika (rimodelimi i hundës) apoliposucion i gushes të cilat së bashku përmirësojnë akoma dhe më shumë pamjen dhe profilin e fytyrës tuaj.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni mjekun kirurg nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti referoni mjekut nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore të cilat mund të influencojnë kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale;
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni një sërë ekzaminimesh pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore përpara kryerjes së operacionit;
  • Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë. Ndërprerja e ndonjë terapie për arsye të operacionit duhet konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj që ju ka përshkruar terapinë;
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes;
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes;
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e ndërhyrjes të paraqiten me veshje komode me kopsa ose me zinxhir.

Pas operacionit

Pas operacionit të zmadhimit të mjekrës, kirurgu ju vendos një fasho kompresuese e cila duhet mbajtur për 3 – 4 ditë. Mjekra dhe fytyra juaj do ndihen të lënduara dhe ndoshta me dhimbje të lehta, ndaj pas operacionit do ju këshillohet nga mjeku marrja e disa ilaçe kundër dhimbjeve. Përtypja do jetë e vështirë për disa ditë pas operacionit; prandaj mjeku do ju rekomandojë ushqime të buta dhe dietë të lëngshme. Pas operacionit të rimodelimit të mjekrës me protezë, mund ta ndjeni fytyrën të zgjatur, të ngushtë dhe të fryrë. Kjo ndjesi do të largohet me kalimin e kohës, zakonisht pas një jave. Enjtja do të jetë e bezdisshme estetikisht për pak kohë. Pasi të gjitha shqetësimet post-operatore të përfundojnë, mjekra juaj do duket më e theksuar, më e forte dhe do të plotësojë profilin tuaj. Për shumicën e pacientëve tanë operacioni i rimodelimit të mjekrës rikthen vetëvlerësimin dhe sigurisht ju bën të qeshni shumë më shumë.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas