BLEFAROPLASTIKA (RIMODELIMI I QEPALLAVE DHE QESKAVE TË SYVE)
BLEFAROPLASTIKA (RIMODELIMI I QEPALLAVE DHE QESKAVE TË SYVE)
Nëse jeni të pakënaqur me pamjen e qeskave të syve apo qepallat e rëna, atëherë ne ju rekomandojmë blefaroplastikën e cila mund të korigjojë këto probleme përgjithmonë.
Nëpërmjet operacionit të blefaroplastikës mund të korrgjohen jo vetëm qepallat e rëna të syve apo qeskat e syve por edhe pamja e syve të lodhur që shpesh na krijon pamjen e syve të errët në zonën e poshtme të syve. Për zgjidhjen e këtyre shqetësimeve ju mund ti drejtoheni kirurgut plastik për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve:
Konsulta e bërë paraprakisht me kirurgun plastik për rimodelimin e qepallave apo qeskave të syve do të jetë ajo që do të përcaktojë se cila procedurë është më e përshtshme për përmirësimin estetik të synuar. Operacioni i blefaroplastikës zgjat 45 – 90 minuta dhe realizohet në anestezi lokale. Ky operacion mund të kryhet i kombinuar edhe me ndëhyrje të tjera si liposucion i gushës apo injektim i dhjamit në zona të ndryshme të fytyrës si pjesën e poshtme të syrit, në mollëza dhe në mimikën e buzëqeshjes.
Përgatitja Pre-Operatore
Pas operacionit
Pas ndërhyrjes së blefaroplastikës pacientët sygjerohet të mbajnë kokën të ngritur për disa ditë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Qepjet (suturat) hiqen përafërsisht 3 – 5 ditë pas operacionit nga stafi mjekësor i klinikës. Edemat apo shenjat e zeza mund të zgjasin 1 – 2 javë, megjithatë kjo ndryshon në varësi të reagimit individual. Shumë pacientë kthehen 5 – 7 ditë pas ndërhyrjes edhe pse është e këshillueshme që të merrni minimalisht 1 javë pushim pas operacionit.