Fryrja e Buzëve

Terapia e acidit hyaluronic është kthyer në një zgjedhje të njohur dhe tepër të kërkuar nga të gjithë në trajtimet estetike pasi është një procedurë jo kirurgjikale e sigurt që përshtatshmërisht zbut linjat e fytyrës dhe rrudhat. Acidi hialuronik është një produkt me përbërje substance natyrale e indeve konektive të organizmit. E gjejmë në veçanti në lëkurë, në kërcet e kockave, në tendinet, në paretet e aortës, në kordonin umbelikal, etj. Për këtë arsye, nuk paraqet rrezik për infeksione, infiamacione lokale apo formimin e granulomave. Gjithashtu ky trajtim ka avantazh faktin që nuk kërkon të testohet në lëkurë para përdorimit. Masa të vogla të acidit injektohen me gjilpëra mjaft të holla, për të nxitur rritjen e prodhimit të acidit hyaluronic nga ana e vetë lekurës. Në varësi të rrudhave që trajtohen, procedura zgjat 20 deri në 40 minuta me minimumin e bezdisjes për pacientin.

Ku mund të injektohet acidi hyaluronic?

Rrudhat dhe dëmtimet e fytyrës që mund të korrigjohen nëpërmjet injeksioneve të acidit hyaluronic përfshijnë:

Fryrja e buzëve;
Ridefinim i konturit të buzëve;
Rrudhat e duhanpirësve, të cilat janë rrudha vertikale mbi buzë (rrudha periorale);
Rrudhat në qoshe të buzës (rrudha orale);
Rrudhat e ballit që janë të pozicionuara në të gjithë ballin;
Rrudhat në anët e syve (rrudha periorbitale);
Rrudhat e të qeshurit që shkojnë nga anët e hundës deri në cep të gojës (rrudha nasolabiale);
Faqe të irrituara;
Rrudhat që ndodhen midis vetullave;
Njolla aknesh;
Shenja të fytyrës.

Sa zgjat injektimi i acidit hyaluronic?

Acidi hyaluronic nuk është i përhershëm. Si acidi hyaluronic natyral, ashtu edhe acidi hyaluronic i prodhuar sapo injektohet në lëkurë gradualisht bie dhe absorbohet nga trupi. Në disa raste mbushja zgjat zakonisht pesë deri në nëntë muaj. Për të mbajtur rezultatin fillestar është e këshillueshme përsëritja e trajtimit një deri në dy hërë në vit.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas