Formula për flokë më të shëndetshëm paska qënë para syve tanë gjatë gjithë kohës.

Formula për flokë më të shëndetshëm paska qënë para syve tanë gjatë gjithë kohës.

Por falë avancimeve në fushën e kujdesit për flokët, dhe kërkimeve të shumta, teknika të reja janë zbuluar. Teknika të cilat mund te luftojnë thjeshtë dhe me efikasitet humbjen e flokëve.

Platelete Rich Plasma ose ndryshe njohur si PRP(shqip. plazma e pasur me trombocite), është duke shfaqur rezultate impresive në trajtimin e rënies së flokëve.

Terapia me PRP, është e njëjtë me “Maskën Vampir” e cila përdoret për trajtimin e rrudhave, shenjave të akneve, vijave të mimikës si dhe për të nxitur rritjen e kolagjenit të ri.
Procedura përfshin marrjen e gjakut nga vet individi që do të realizojë trajtimin, gjak i cili më pas centrifugohet në mënyrë që gjaku me trombocitet të vecohen nga përbërësit e tjerë të gjakut.

Lexoni më shumë për Plazmën e flokëve.

Kjo plazmë është e pasur e pasur në trombocite dhe me faktorë rritës dhe është tejet dobiprurëse për të nxitur rigjenerimin dhe shërimin e indeve.

Kjo plazmë aplikohet nëpërmjet mikroinjektimeve ose përhapet mbi lëkurë pasi përdoret dermarolleri.

Cili duhet të vlerësojë trajtimin me PRP?

Individë në të cilët shfaqet hollimi i flokut, persona me alopeci androgjenike etj

Numri i seancave varion por mesatarisht kërkohen 8 seanca. Terapia me PRP mund të përdoret vecmas por gjithashtu mund të kombinohet dhe me medikamente dhe produkte të tjera.

Pritshmëria

Pacientët do të vërejnë flokun e ri të rritet në përgjithësi pas seancës së katërt. Trajtimi jo vetëm që nxit rritjen e flokëve por gjithashtu forcon folikujt e flokëve. Është një procedurë tepër e sigurtë pa efekte anësore duke qënë se përdoret gjaku i vetë individit që kërkon trajtimin.

Por duhet përmendur që jo të gjithë mund ti nënshtrohen këtij trajtimi, personat me humbje totale të flokëve në një zonë nuk mund të presin shfaqjen e flokut të ri pas këtij trajtimi. Megjithatë do të vërehet një forcim i folikujve dhe i flokëve duke e bërë flokun tuaj më të trashë.