Eliminimi i Tattoo-ve

Për eleminimin e tattoo-ve pas një konsulte të realizuar me pacientin, stafi mjekësor vendos mbi llojin e lazerit që do përdoret për heqjen e tatuazhit pasi varet nga ngjyra dhe pigmenti i tij. Ngjyra e verdhë dhe e gjelbërt janë më të vështirat për tu hequr ndërkohë që e zeza dhe blu-ja e errët janë ngjyrat që mund të hiqen më thjeshtë.

Në klinikën DaVINCI përdorim lazerin NDYag për eleminimin e tattoo-ve pasi ai pastron pigmentin e tatuazhit duke dërguar impulse drite me intensitet të lartë që kalojnë pa shkaktuar dëme në shtresat e lëkurës dhe absorbohen nga pigmenti i tatuazhit më poshtë. Energjia nga kjo dritë e lazerit e shpërbën pigmentin në grimca të vogla të cilat pastaj mund të hiqen nga sistemi imunitar i trupit. Sa më i shëndetshëm, i mirë hidratuar dhe sa më të çlodhur të jeni, aq më thjeshtë do ti eleminojë sistemi tuaj imunitar këto grimca të vogla pigmenti.

Pacientët referojnë që heqja e tatuazhit ka pothuajse të njejtat dhimbje si në momentin që e bëjnë tatuazhin. Heqja e tattoo-së kërkon trajtim me disa seanca lazeri, minimalisht 7 seanca të ndara me një distancë kohore 4-6 javë nga njera-tjetra pasi kjo është koha që i duhet lëkurës për tu rigjeneruar dhe për tu rigoditur përsëri. Pas çdo seance lëkura do të jetë e ndjeshme dhe mund të foromojë kore. Gjatë javëve në vijim në pjesët e trajtuara, pigmenti do jetë duke u venitur.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas