Nëse të afërmit tuaj vuajnë prej alergjisë nga penicilina, duhet ta lexoni patjetër

Nëse të afërmit tuaj vuajnë prej alergjisë nga penicilina, duhet ta lexoni patjetër

Një studim nga investiguesit e Massachusetts General Hospital (Spitalit të përgjithshëm të Masacusets) zbuloj që pacientët kirurgjikal që besohej qe kishin alergji nga penicilina ishin në mënyrë domethënëse më të prirur për të zhvilluar alergji të plagës kirurgjikale, një diferencë totalisht e atribuar antibiotikëve alternativë të përdorur për të parandaluar infeksione të tilla.

“Ky studim ka një domethënie klinike direkte”, pohon Kimberly Blumenthal, MD, MSc, e departamentit të reumatologjisë, alergjisë dhe imunologjisë, udhëheqëse dhe dhe autorja e raportit. “Ne tashmë e dimë që më shumë se 95 përqind e pacientëve që besojnë se kanë alergji nga penicilina aktualisht mund të tolerojnë medikamentin, kjo tregon se nëse kryhet nje vlerësim për alergji të penicilinës para operacionit atëherë mund të në mënyrë të lartë rreziku për infeksion në këta pacientë.”

Autorët vërejnë që 40% e infeksioneve spitalore, zihet nga infeksionet e incizioneve kirurgjikale, dhe infeksione të tilla mund të sjellin komplikacione të mëdha, madje edhe vdekje. Gjithashtu rrisin dhe koston e kujdesit spitalor.

Blumenthal dhe kolegët e saj vlerësuan regjistrat mjekësor të pothuajse 8400 pacientëve të cilët i ishin nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale të zakonshme, prej 2010 deri në 2014. Në total, 922 pacientë kishin pohuar se kishin alergji nga penicilina, një proporcion i ngjashëm me popullatën në përgjithësi. Në total 214 pacientë zhvilluan një infeksion të plagës kirurgjikale: 3.5 përqind të atyre që kishin alergji nga penicilina shfaqën infeksione dhe 2.6 përqind të atyre që skishin alergji prej saj.

Pas vlerësime të faktorëve të tjerë si mosha, seksi, rraca, tipi dhe kohëzgjatja e kirurgjisë, risku për infeksion të plagëve kirurgjikale doli se ishte 50% më i lartë në pacientët me Alergji nga Penicilina. E lidhur kjo drejtpërdrejtë me antibiotikët e përdorur për kurimin e tyre. Nga të dhënat e disponuara, u zbulua se nga pacientët që kishin alergji nga penicilina, vetëm 5 prej tyre kishin një hipersensitivitet të lartë, pjesa tjetër mund të përdorë medikamente të familjes së penicilinës.

Një nga autorët shprehet “Ne shpresojmë që zbulimet tona të nxisin një rikonsiderim rreth testit për alergjinë ndaj penicilinës”

Burimi: Massachusetts General Hospital