Duhet ta dini patjetër para se të konsumoni Çokollatë

Duhet ta dini patjetër para se të konsumoni Çokollatë

A e keni menduar me herët këtë gjë? 

Shkenca po identifikon se si konsumimi i produkteve të kakaos ndihmon në shëndetin dhe bukurinë e lëkurës tuaj. Studime të kryera duke përdorur kultura qelizore, vërtetuan se flavanol (një përbërje që gjendet nëprodukte të ndryshme të kakaos )mund të ndihmojnë qelizat e lëkurës nga veprimi oksidativ i rrezeve të diellit.( Knowridge Science Report.)
Studime shtesë treguan se personat që konsumonin produkte të pemës së kakaos, kishin lëkurë që ishte më rezistente ndaj faktorëve dëmtues të dritës ultraviolet.
Studimi

62 femra të moshës se mesme, me rrudha të dukshme, kompletuan një studim 6 mujor për të testuar efektin e konsumimit të produkteve të kakaos, në dobi të shëndetit të lëkrës.
Gjysma e grupit, ju kërkuat të konsumonin pije që përmbanin 320 miligram flavanol në dite. Ndërsa pjesës së mbetur, ju servirën pije pa bazë kakaoje.

Gjatë studimit, në zonën rreth syve, ku këmbët e korbit dhe rrudhat janë të shpeshta, u kryen matje pë: 
Rrudhat
Elasticitetin e lëkurës
Nivelin e hidratimit të lëkurës

Rezultatet në fund të studimit, të cilat u publikuan dhe në “The Journal of Nutrition”, treguan se gratë që kishin konsumuar pije me bazë kakao, kishin më pak rrudha të theksuara dhe elasticitet më të mirë të lëkurës sesa gratë në grupin kontroll (që nuk konsumuan produkte të kakaos.)

Në vazhdim, studiuesit pohuan se konsumimi i flavanolit nuk kishte efekt në hidratimin e lëkurës.
Studiuesit sugjeruan se konsumimi i rregullut i flavanolit mund të jetë nje metodë dobiprurëse për të parandaluar progresin e plakjes së lëkurës.