Doni të dini një metodë pa kosto që ju ruan rininë e lëkurës?

Doni të dini një metodë pa kosto që ju ruan rininë e lëkurës?

Sa shumë dini ju për gjumin? Të gjithë e dimë që është i dosdoshëm për ne, dhe shumica e dinë që duhet të flemë rreth 7-9 orë në ditë (në bazë të moshës dhe aktivitetit.)

Gjumi i shëndetshëm ndihmo cdo sistem në trupin tuaj, dhe një trup më i shëndetshëm do të thotë që do të keni dhe një lëkurë më të shëndetshme. Besojmë se deri tani keni dëgjuar për fazën REM  të gjumit (Faza me lëvizje të shpejta të syve), por a e dini që në fakt gjumi ka 5 faza? Për të arritur tek faza REM duhet të kalojmë më parë 4 faza. Faza REM nuk është vetëm faza ku ju ëndërroni, por edhe faza ku lëkura ripërtërin vetveten.

Studimet e ndryshme tregojnë që gjumi i cunguar sjell plakje të parakohshme. Si ndodh kjo? Mungesa e gjumit sjell mungesën e rigjenerimit të lëkurës, gjë që con në një humbje të efikasitetit të rigjenerimit dhe për rrjedhojë plakje të parakohshme. Duke shtuar se, gjumi i reduktuar rrit nivelin e kortizolit, dhe kjo mund të sjell rritje të yndyrës, inflamacionit dhe humbje të elasticitetit të lëkurës.

Pra nëse doni që të dukeni më të rinj për më gjatë, ndihmojeni lëkurën tuaj duke u shplodhur si duhet.