Puna e ekipit të mjekëve të Klinikës DaVINCI gjithmonë është lakuar për rezultatet natyrale dhe standardet perëndimore përtej pritshmërive të klientëve të saj.
Kurioziteti i publikut për të njohur profesionalizmin e mjekëve dhe punën e tyre të përditshme, na njohu me autoren e talentuar Elda Laze e cila propozon realizimin e një reality show “Doktor Plastik” me ekipin e mjekëve të Klinikës DaVINCI. Qëllimi i emisionit është që publiku të njohë dhe të kuptojë vështirësitë e një pacienti që kryen një ndërhyrje kirurgjikale estetike si dhe ndryshimet e bukura që ai përjeton në jetën e tij pas arritjes së rezultatit të dëshiruar.
Dhjetëra histori, rezultate reale dhe shumë emocion ka përcjellë ky reality per publikun shqiptar dhe jo vetëm, pasi shume pacientë pjesëmarrës në këtë emission janë qytetarë italianë që për arsye ekonomike zgjedhin të kryejnë një ndërhyrje estetike në Shqipëri por gjithmonë me kirurg estetik Italian.
Operacionet janë realizuar nga ekipi i kirurgëve specialistë të Klinikës DaVINCI e të cilëve mund ti shfletoni në këtë web-site.
- Dr. Giulio Gherardini – Mjek kirurg i specializuar në Kirurgjinë Plastike, Rikonstruktive dhe Estetike
- Dr. Andrea Palmieri – Mjek kirurg i specializuar në Otorinolaringologji
- Dr. Francesco Oriolo – Mjek kirurg i specializuar në Otorinolaringologji dhe Patologjitë Cervico-Faciale
- Dr. Mustafa Ciftci – Mjek kirurg i specializuar në Trikologji
- Dr. Hakan Kara – Mjek kirurg i specializuar në Trikologji
Duke klikuar në videot më poshtë ju do të njiheni me shumë personazhe të cilët kanë kryer operacione të ndryshme estetike për të përmirësuar pamjen e tyre dhe për tu ndjerë më mirë me veten. Operacionet e kryera janë të shumta dhe më konkretisht ju ftojmë të klikoni për të parë rezultatet para dhe pas të operacioneve si:
– Mbjellja e Flokeve me teknikën FUE (Trapianto Capelli / Hair Transplant)
– Rimodelimi estetik dhe funksional i hundës (Rinoplastica e Rinosettoplastica)
– Rimodelimi i qepallave të syrit (Blefaroplastica)
– Rimodelimi i veshëve (Otoplastica)
– Zvogëlimi dhe zmadhimi i mjekrës (Mentoplastica)
– Lifting i fytyrës dhe i qafës (Lifting viso e collo)
– Zmadhimi apo zvogëlimi i gjoksit (Mastoplastica additiva / Mastoplastica riduttiva)
– Lifting i gjoksit (Mastopesis)
– Eleminim i dhjamit të tepërt dhe injektim i dhjamit në vithe apo në zona të tjera të trupitL (Liposucion / Lipofilling)
– Rimodelimi i barkut (Addominoplastica)
Në këtë faqe janë publikuar vetëm rezultatet para dhe pas të punës së stafit mjekësor të Klinikës DaVINCI për emisionin “Doktor Plastik” por ju mund ti shikoni të gjitha detajet dhe historitë e pacientëve tanë në YouTube duke shkruar emrin e personazhit që dëshironi të shikoni.