skip to Main Content

Dermaroller & Dermapen

Trajtimet Dermaroller & Dermapen

Microneedling apo mikro gjilpërat e aplikuara në lëkurë shkaktojnë dëmtimin sipërfaqësor të lëkurës me qëllim rigjenerimin e saj dhe largimin e parregullsive të lëkurës. Dermapen dhe Dermaroller janë pajisje revolucionare të pajisura me një numër të madh mikro gjilpërash të cilat realizojnë shpime të lehta në sipërfaqen e epidermës, duke ju dhuruar një lëkurë më të rinuar e të freskët. Këto mikro shpime nxisin aftësinë rigjeneruese të vet organizmit nëpërmjet stimulimit të prodhimit të kolagjenit dhe shtimit të elementëve ushqyes të gjakut në zonat e aplikuara. 

Procedura e trajtimit me Dermapen

  • Teknikë shumë më e sigurtë dhe efektive se çdo metodë tjetër tradicionale;
  • Vibrimi automatik i gjilpërave realizon dhjetra mikro shpime në sekondë, shpërndarë në të gjitha zonat të lëkurës, përfshirë edhe ato që janë të vështira të arrihen nëpërmjet trajtimeve të tjera;
  • Këto ngacmime të lëkurës nëpërmjet mikro gjilpërave bëjnë të mundur që çdo preparat i aplikuar lokalisht të përthithet lehtë, duke na dhënë mundësinë që të trajtojmë problemet e lëkurës në mënyrë specifike dhe të shpejtë;
  • Është procedurë pa dhimbje pasi mjekët aplikojnë krem anestetik që ju të ndjeni diskomfortin minimal gjatë trajtimit;
  • Dëmtimi i lëkurës gjatë trajtimit është i qëllimshëm pasi kjo mundëson nxitjen e prodhimit të kolagjenit me qëllim rigjenerimin dhe rinimin e lëkurës;
  • Proçesi i rikuperimit pas trajtimit është i shpejtë (1 – 3 ditë skuqje e lëkurës);
  • Rezultatet e trajtimit janë të dukshme që në javën e parë pas trajtimit. 

Avantazhet e trajtimit me Dermapen

  • Përmirëson pamjen e rrudhave fine dhe linjave të holla të mimikës;
  • Trajton shenjat e thella post-akne;
  • Trajton alopecinë i kombinuar me ampula për trajtimin e rënies së flokëve (ndihmon në forcimin e bulbit);
  • Përmirëson pamjen e cicatriceve (shenjave) të mbetura pas kirurgjisë;
  • Përmirëson pamjen e strijave të lëkurës të krijuara nga humbja e elasticitetit si pasojë e lëvizjeve të shpeshta në peshë;
  • Ndihmon në minimizimin e poreve;
  • Trajton pigmentimet dhe dëmtimet e lëkurës nga dielli;
  • Përmirëson pamjen e lëkurës falë stimulimit të prodhimit të kolagjenit nga shpimet.

Rezultate të arritura