Dermapen

Dermapen është një pajisje revolucionare e pajisur me një numër të madh mikro-gjilpërash të cilat realizojnë shpime të lehta në sipërfaqen e epidermës, duke ju dhuruar një lëkurë më të rinuar e të freskët.

Këto shpime nxisin aftësinë rigjeneruese të vet organizmit nëpërmjet stimulimit të prodhimit të kolagjenit dhe shtimit të elementëve ushqyes të gjakut në zonat e aplikuara.

Përfitimet e trajtimit me Dermapen janë të shumta dhe më poshtë përmendim disa prej tyre:

‒ Përmirëson pamjen e rrudhave fine dhe linjave të holla të mimikës;

‒ Trajton alopecinë (ndihmon në forcimin e bulbit);

‒ Trajton shenjat e thella post-akne;

‒ Cikatricet e mbetura pas kirurgjisë;

‒ Strjat e lëkurës të krijuara nga humbja e elastinës në lëkurë;

‒ Trajton pigmentimet dhe dëmtimet e lëkurës nga dielli;

‒ Përmirëson pamjen e lëkurës falë stimulimit të prodhimit të kolagjenit nga shpimet;

‒ Ndihmon në minimizimin e poreve.

Avantazhet e trajtimit me Dermapen janë të shumta ndër të cilat përmendim:

‒ Teknikë shumë më e sigurtë dhe efektive se çdo metodë tjetër tradicionale;

‒ Vibrimi automatik realizon deri në 1300 mikro-shpime në sekondë, shpërndarë në të gjitha zonat të lëkurës, përfshirë edhe ato që janë të vështira të arrihen nëpërmjet trajtimeve të tjera;

‒ Këto shpime bëjnë të mundur që çdo preparat i aplikuar lokalisht të përthithet lehtë, duke na dhënë mundësinë që të trajtojmë problemet e lëkurës në mënyrë specifike dhe të shpëjtë;

‒ Është proçedurë e padhimbshme;

‒ Nuk kërkon përdorimin e anestetikëve locale;

‒ Dëmtimi i lëkurës është minimal;

‒ Proçesi i rikuperimit pas trajtimit është i shpejtë (1 – 2 ditë skuqje e lëkurës);

‒ Rezultatet të jenë të dukshme në fare pak kohë

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas