Depilimi me Alexandrite

DEPILIMI ME LAZER ALEXANDRITE

Teknologjia Alexandrite

Evolucioni i teknologjisë na prezanton me lazerin më të shpejtë dhe efektiv të momentit. Lazeri Alexandrite përdor kristalin alexandrite, nëpërmjet të cilit emeton një gjatësi vale të spektrit infrared (infra të kuqe) prej 755 nm. Lazeri Alexandrite funksionon duke konvertuar energjinë e rrezatimit në nxehtësi, e cila targeton dhe vepron në një zonë shumë specifike, duke lënë indet në zonat përreth të padëmtuara. Trajtimi me këtë lazer kryhet në një kohë të shkurtër dhe pa dhimbje. Ajo që ju do të ndjeni gjatë trajtimit është një ndjesi e lehtë nxehtësie në lëkurë e cila kalon menjëherë. Kjo lloj teknologjie lejon që të trajtohet çdo zonë e trupit pa përjashtim pasi nuk shkakton asnjë rrezikshmëri. Trajtimi është tepër komod, zgjat disa minuta dhe kryhet nga staf mjekësor i trajnuar dhe me eksperiencë në fushën e mjekësisë. Këtë teknologji kaq të avancuar për depilimin permanent e gjeni pranë Klinikës DaVINCI me cmim të arsyeshëm dhe aplikimi kryhet vetëm nga staf mjekësor i trajnuar dhe me eksperiencë.

Depilimi permanent me Lazer Alexandrite

Klinika DaVINCI aplikon 2 lazera të teknologjisë alexandrite për arritjen e rezultateve të shkëlqyera për depilimin permanent. Lazerat Cynosure dhe Candela GentleMax Pro janë lazera tepër efektiv që kanë të inkorporuar teknologjinë alexandrite e cila vepron me shumë efikasitet për dobësimin e folikulit me qëllim arritjen e depilimit permanent pas aplikimit të disa seancave.

Lazeri Alexandrite nëpërmjet veprimit të drejtpërdrejtë në folikulin e qimes shkakton rënien e qimeve dhe minimizimin e rritjes së mëtejshme të tyre. Mund të aplikohet në çdo zonë të trupit pa shkaktuar asnjë dëm por përkundrazi, pas disa seancave ju do të keni lëkurë më të lëmuar dhe pa qime. Për rezultate afatgjata dhe sygjerohet të kryhen 6 – 8 seanca me një hapësirë kohore 5 javë nga njëra tjetra. Pas përfundimit të protokollit të seancave të depilimit ju do të keni një lëkurë të lëmuar dhe pa qime. Mund të keni nevojë për seanca mirëmbajtje të cilat aplikohen çdo 8 – 12 muaj.

Mjekët dermatologë e sygjerojnë depilimin e qimeve me lazer veçnëriasht për ata persona që vuajnë nga dalja e qimeve nën lëkurë.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas