Cryolipolysis

CRYOLIPOLYSIS (ELIMINIMI I DHJAMIT PA KIRURGJI)

Cryolipolysis (Kriolipoliza) apo CoolSculpting është një aparaturë e cila aplikon temperaturë të ftohtë në zona ku kemi dhjam të shtuar për të cilën nuk jemi aspak të kënaqur dhe dëshirojmë ta eliminojme. Nëpërmjet.Cryolipolysis realizohet ftohje jo-invaziv e indit dhjamor që shërben për të nxitur lipolysis (shpërbërjen e qelizave dhjamore) pa dëmtuar indet e tjera. Rezultati i trajtimit është i dukshëm pas 2 deri në 4 muaj nga trajtimi, ku ju do të vini re reduktim të dhjamit në atë zonë. Personat që kryejnë këtë trajtim kanë të përfshirë edhe seancat e trajtimit me Cavitazion dhe Radiofrekuencë të cilat janë trajtime plotësuese për shkrirjen e mëtejshme të dhjamit në zonën ku është aplikuar Cryolipolysis si dhe tonifikimin e lëkurës në atë zonë. Eliminimi i dhjamit pa kirurgji, pra CoolSculpting, është veçanërisht i prefereuar nga ata persona të cilët nuk dëshirojnë të kryejnë liposucion në trupin e tyre.

Cryolipolysis u zbulua nga dermatologu Dieter MANSTEIN, MD, PhD dhe R. Rox Anderson, MD, i Qendrës Wellman së Photomedicine në Massachusetts General Hospital, Boston, MA, një filial i Universitetit Mjekësor të Harvardit. Mjekët Manstein dhe Anderson dhe ekipi i tyre hulumtues provuan se, në kushte laboratorike të kontrolluara me kujdes, qelizat dhjamore të nënlëkurës janë më të cënueshme ndaj efektit të ftohjes sesa indet përreth. Studimi i tyre fillestar, i botuar në revistën shkencore Lasers in Surgery and Medicine në nëntor të vitit 2008, arriti në përfundimin se ftohja e zgjatur lokale, e kontrolluar e indeve mund të sjellë reduktim selektiv të qelizave dhjamore dhe humbjen pasuese të dhjamit të nënlëkurës pa dëmtuar lëkurën. Ky zbulim, i quajtur “cryolysis selektive”çoi në zhvillimin e teknologjisë së patentuar pas procedurës së CoolSculpting jo-invazive.

Cryolipolysis është i bazuar në parimin se qelizat dhjamore janë më të cënueshme ndaj ekstraksionit të energjisë (ftohje) në krahasim me indet përreth. Në zonën ku do të kryhet procedura vendoset një membrane antifreeze jo-invaziv, i cili ka për qëllim tejçimin e energjisë nga indet dhjamore nën lëkurë, duke mbrojtur lëkurën, nervat, muskujt dhe indet e tjera. Qelizat dhjamore të ftohura i nënshtrohen apoptozës (vdekjes qelizore të programuar) dhe eliminohen gradualisht, duke zvogëluar trashësinë e shtresës dhjamore. Përmirësimi që personat arrijnë pas aplikimit të Cryolipolysis është disa centimetra (cm) më pak në perimeter dhe disa milimetra (mm) më pak në trashësi dhjamore.

Ku aplikohet Cryolipolysis?

  • Në zonën abdomen (në bark);
  • Në zonën e ijeve (përreth belit);
  • Në krahë;
  • Në kofshët e brendshme dhe të jashtme.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas