Cili është veprimi që kanë ëmbëlsirat mbi lëkurën tuaj?

Cili është veprimi që kanë ëmbëlsirat mbi lëkurën tuaj?

Kur konsumoni sheqer ose ushqime të pasura me sheqer, qoftë frutat ose një copë tortë, trupi juaj i shpërbën këto këto karbohidrate në glukozë. Kjo bën që niveli i insulinës të rritet, gjë që çon në një nxitje të inflamacionit në të gjithë trupin. Ndonëse është dicka normale, konsumimi i vazhdueshëm dhe në sasi të tepërta të sheqerit mund të shkaktojë një inflamacion kronik.

Si ndikon ky inflamacion në lëkurën tuaj? …

Akne

Çdoherë që hani një ushqim të pasur me sheqer, niveli i shqerit në gjak rritet me shpejtësi dhe pastaj pas clirimit të insulinës në qelizat tuaja  bie përsëri në mënyrë të shpejtë.  Kur kjo ndodh, krijon stres të brendshëm, i cili mund të çojë në çrregullime.

Rrudhat

Sheqeri i konsumuar i bashkëngjitet kolagjenit në lëkurën tuaj. Inflamacioni prodhon enzima që shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinën, duke rezultuar në varje të lëkurës dhe krijim të rrudhave. Përveç rritjes së efekteve të plakjes, bashkimi i glukozës me kolagjenin mund të përkeqësojë problemet e tjerë të lëkurës si aknet dhe rosacea.

Skuqje dhe Rash

Procesi i inflamacionit që nxit sheqeri vërehet dhe në lëkurë. Gjëja më e zakonshme do të jetë një lëkurë më e skuqur.

Dehidrim i lëkurës

Sheqeri i tepër t shkakton dehidrim. Shpjeguar thjeshtë, ajo që sheqeri bën është që nxjerr ujin prej qelizave tuaja duke  shaktuar tharje të lëkurës, krijimin e qeseve dhe rrathëve poshtë syve.

Mos harroni se lëkura e bukur fillon nga brenda. Shmangni karbohidratet e thjeshta si buka, makaronat, karamelet, akulloret dhe ushqimet e skuqura sa më shumë. Eliminoni të gjitha sheqernat e rafinuar dhe ushqimet me sheqe të shtuar dhe përqendrohuni më shumë në perimet e gjelbërta. Përfshini më shumë ushqime të pasura me antioksidantë në dietën tuaj, p.sh janë frutat me sheqer të ulët dhe perimet. Pini shumë ujë dhe cajra bimor për të mbajtur të hidratuar mirë lëkurën dhe trupin tuaj.