Cili është trajtimi që po dashurojnë njerëzit e famshëm? Si ka mundësi që është kaq i lirë?

Cili është trajtimi që po dashurojnë njerëzit e famshëm? Si ka mundësi që është kaq i lirë?

Të derdhësh gjak për bukurinë! PRP (Platelet-Rich Plasma = Plazma e pasur me trombocite) është trendi estetikës mjekësore, e dashur edhe nga të famshëm, përfshirë Kim Kardashian, Bar Rafaeli dhe Tiger Woods.

Trajtimi i bukurisë është përdorur që nga fillimi i viteve ’90 në atletët më të mirë të sportit të cilët kishin pësuar dëme të indeve të buta(PRP përdorej për qëllime mjekësore jo estetike), por tani ka ardhur në modë si një alternativë tjetër ndaj fillerave të fytyrës dhe Botox.

PRP mund të përdoret për gjithçka, nga rritja e prodhimit të kolagjenit, në minimizimin e linjave fine, në rigjenerimin e flokëve dhe në trajtimin e lëndimeve muskulare.
Është në thelb një terapi rigjeneruese, e cila nuk përdor asgjë më tepër sesa gjakun e vet pacientit.

Trombocitet janë qeliza të vogla të gjakut të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ndalimin gjakderdhjes së trupit – si dhe riparimin e enëve dhe qelizave të dëmtuara të gjakut.

Bar Rafaeli pas gjate trajtimit

Ju mund ti mendoni ato si fabrika të vogla, të cilat lëshojnë proteina për rritje kur bien  në kontakt me indet e trupit. Gjaku i pacientëve merret dhe pastaj centrifugohet për të ndarë qelizat e kuqe të gjakut nga plazma dhe qelizat trombocitet.

Trombocitet pastaj aktivizohen dhe ekstratohen, dhe pastaj mund të injektohen përsëri në fytyrë duke pasur kështu një trajtim natyral për të rritur përqindjen e kolagjenit, është një mënyrë për të arritur efekte mbushëse (fillere) pa pasur nevojë të përdorin substanca të huaja për ata që janë fanatikë të natyrales .

Angelina Jolie, 42 vjeç, thuhet se ka përdorur trajtimin për të rritur prodhimin e kolagjenit në trupin e saj, ndërsa Kim Kardashian, 37 vjeç, provoi një version më ekstrem të trendit (Maska Vampir).

Kim Kardashian gjate trajtimit

 

Kim e përdori PRP në një tjetër mënyrë, ajo iu nënshtrua një seance microneedling (mikrocpime) dhe përdori plazmën e pasur mbi trombocite si një maskë mbi fytyrën e saj. Trombocitet nuk u injektuan drejtpërdrejt në fytyrë, mikrocpuesit (Dermapen / Dermaroller) depërtojnë në lëkurë duke krijuar një vend kalimi për plazmën dhe trombocitet. Mikrocpimet gjithashtu duke krijuar këto kanale të vogla në lëkurë stimulojnë rigjenerimin e dermës.

Kim Kardashian menjehere pas kryerjes se ‘Maskes Vampir’

A është ‘Maska Vampir’ e dhimbshme dhe a është e sigurtë?

Para se të kryhet ndonjë cpim, në fytyrë aplikohet një kremë anestetik lokal.
Kjo duhet ta bëjë që trajtimi të jetë relativisht pa dhimbje. Efekte anësore të mundshme përfshijnë lëkurën lehtësisht të fryrë, ndjesi ngrohësie në fytyrë për një ditë ose dy.