Cilat janë rreziqet e të kryerit Botox? Cilat janë gjërat që duhet ti dini me patjetër?

Cilat janë rreziqet e të kryerit Botox? Cilat janë gjërat që duhet ti dini me patjetër?

Shumë persona mendojnë se dinë shumë rreth Botox, por në të vërtetë shumica dinë shumë pak. Më poshtë do të gjeni të listuara disa koncepte të gabuara që shumica e njerëzve kujtojnë se janë të vërteta.

Koncepti gabuar 1: Botox përdoret për të fryrë buzët.

E vërteta: Edhe pse kur mendon për fryrjen e buzëve të kujtohet shoqja jote që thoshte që do i fryntë buzët me Botox, Botox është në të vërtetë një substancë mjekësore e cila nuk përdoret për fryrjen e buzëve. Substanca që përdoret për fryrjen e buzëve është në të vërtetë acidi hialuronik.

Lexoni rreth fryrjes së përjetshme të buzëve

Koncepti gabuar 2 : Botox është një helm dhe prandaj nuk duhet të vendoset brenda trupit.

E vërteta: Megjithëse toksina e botulinumit u zbulua fillimisht si një toksin bakteriale, ajo është përdorur gjerësisht në një mori trajtimesh nga dhimbjet migrenoze deri në djersitje të tepërta, rrudhat etj. Dozat e vogla të përdorura në trajtimet kozmetike konsiderohen jashtëzakonisht të sigurta nga pikëpamja mjekësore.

Koncepti gabuar 3 : Botox krijon fytyrën e panatyrshme dhe të ngrirë që e tradhton procedurën.

E vërteta: Injeksionet e Botox rezultojnë në një pamje shumë natyrale dhe rinore pa u dukur “të ngrirë”. Njerëzit shpesh e lidhin idenë e botox me një pamje të panatyrshme, sepse kanë parë ato raste që kanë tendencë ti tërheqin dhe të nguliten në mendjen e njerëzve. Pjesa më e madhe e procedurave të kryera mirë janë të këndshme dhe “shpëtojnë” pa u vënë re nga të tjerët.

E rëndësishme, rezultati estetik i botoksit varet nga cili profesionist kryen injeksionet. Kur administrohet nga një mjek i kualifikuar (për shembull, një dermatolog i certifikuar ose një kirurg estetik) i cili dëshiron të arrijë të njejtat rezultate estetike si edhe ju, rezultati shpesh është i natyral dhe i këndshëm për tu parë. Shumica e pacientëve pas Botox pohojnë se ndihen “të shplodhur” dhe “rifreskuar”.

Kliko këtu për një konsultë falas me specialistët e Klinikës DaVINCI

Koncepti gabuar 4: Botox është vetëm botox

E vërteta: Njerëzit, ashtu sic i referohen cdo pije të gazuar Kola me emrin “Coca Cola, kanë tendencë t’i referohen edhe të gjitha neuromodulatorëve injektabël (termi teknik) si “Botox”, që në të vërtetë është neuromodulatori më i njohur në botë prodhuar nga Allergan. Në të vërtetë, ka shumë marka konkurruese me cilësi dhe çmim ndryshe.

Koncepti gabuar 5: Unë mund ta gjej Botox shumë më lirë nëse e blej vetë.

E vërteta: Ndërkohë që shumë promocione mund të reklamojnë çmime jashtëzakonisht të ulëta, konsumatori duhet të jetë i vetëdijshëm se jo të gjithë “botox”, ose neuromodulatorët e injektueshëm, janë të krijuar njëlloj. Botox është në të vërtetë emri i neuromodulatorit të injektueshëm më të njohur. Ka shumë lloje të ndryshme të reja alternativash. Për këtë arsye, ka pika të autorizuara dhe të paautorizuaar të gjetjes së produktit. Së fundi, çmimi i injektimit të “botox” varet nga niveli i profesionalizmit dhe sigurisë që ofron individi që kryen procedurën.

Koncepti gabuar 6: Unë nuk dua të filloj të përdor Botox, sepse do krijoj varësi ndaj tij.

E vërteta: Asnjë person nuk mund të krijojë varësi fizike ndaj Botos (Si varësitë që krijohen ndaj alkoolit, nikotinës etj)