Cila është metoda më e mirë për ti dhënë formë trupit tuaj?

Cila është metoda më e mirë për ti dhënë formë trupit tuaj?

Të dhënat e reja të publikuara nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve të Plastikës (ASPS) zbulojnë se amerikanët duan të vënë paraqesin fytyrën dhe trupin e tyre sa më mirë, pasi statistikat e tyre të kirurgjisë plastike tregojnë një rritje prej tre për qind në procedurat kozmetike gjatë vitit të kaluar. Sipas statistikave të ASPS-së ka pasur 17.1 milion procedura kozmetike kirurgjikale dhe mini-invazive të kryera në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016. Të dhënat gjithashtu tregojnë tendenca të reja kozmetike në lifting të fytyrës dhe manipulimin e dhjamit.

Pacientët përdorin dhjamin e tyre për të mbushur dhe skulpturuar trupin.

Nga reduktimi i dhjamit të trupit në “vjeljen” e dhjamit për të përmirësuar pjesët e tjera të trupit, të dhënat tregojnë trendet e reja kozmetike procedurale lidhen me rolin e dhjamit në formimin e trupit.
“Një trend që ne po shohim është një rritje në procedurat e fillerit me dhjam. Kirurgët plastikë vjelin dhjamin e padëshiruar të pacientit nga barku i tyre duke përdorur liposuction dhe pastaj e injektojnë atë për të mbushur dhe rinuar zona të tjera të tilla si fytyra, vithet dhe madje gjoksi” tha Presidenti i ASPS Debra Johnson, MD. “Për shkak se materiali i injektuar është dhjami i vet pacientit, rezultatet zakonisht zgjasin më shumë se fillerat (Acidi hialuronik)”.

  • Injeksione mini-invazive estetike të dhjamit u rritën 13%
  • Zmadhimi i vitheve duke përdorur injektimin e dhjamit është rritur 26%
  • Zmadhimi i gjoksit përdorur injektimin e dhjamit u rrit 72%

Rezervoni një konsultë falas me kirurgun për të marrë cdo përgjigje pë ndërhyrjen që dëshironi të kryeni.

Gjithashtu, procedura të reja jo-invazive për eleminimin e dhjamit edhe për tendosjen e lëkurës janë duke pësuar një rritje të kërkesës :

Procedurat e me injeksion që tëntojnë të sulmojnë zona të vecanta me dhjam (mezoterapi) sic është zona poshtë mjekrës u rritën me 18%
Procedurat jo-invazive që ngrijnë dhjamin (Cryolipolysis etj.) u rritën me 5%
Procedura të tjera jo-kirurgjikale që synojnë të tendosin lëkurën dhe shënjestrojnë dhjamin (RadioFrekuence etj) u rritën me 5%

“Këto procedura më të reja, jo invazive, u bëjnë thirrje një spektri të gjerë pacientësh”, tha Dr. Johnson. “Edhe pse nuk janë operacione, pacientët ende duhet t’i marrin këto procedura seriozisht. Para se të pësojnë ndonjë procedurë, konsultohuni me një kirurg të certifikuar nga bordi, kirurg i ASPS-it, i cili do të sigurojë që të kryhet sipas standardeve më të larta mjekësore”.”Këto procedura të reja, jo invazive, u tërheqin vëmendjen një spektri të gjerë pacientësh”, tha Dr. Johnson. “Edhe pse nuk janë operacione, pacientët ende duhet t’i marrin këto procedura seriozisht. Para se ti nënshtrohen ndonjë procedurë, konsultohuni me një kirurg të certifikuar, i cili do të sigurojë që procedura të kryhet sipas standardeve më të larta mjekësore”.

Lexoni: Si mund ti bëni buzët tuaja më tërheqëse

Bëhet fjalë vetëm për fytyrën

Lifting i fytyrës, e cila nuk rezultoi në pesë procedurat më të kryera  kozmetike në vitin 2015, u rikthye në vitin 2016, sipas statistikave të reja.

“Pacientët janë të mahnitur nga përmirësimet e menjëhershme në fytyrë. Kjo është e dukshme në popullaritetin e aplikacioneve dhe filtrave që ndryshojnë mënyrën se si ne mund të formësojmë dhe ndryshojmë tonin e fytyrave tona”, tha Dr Johnson. “Ndërkohë që ekzistojnë më shumë opsione se kurrë më parë për rinimin e fytyrës, një ndërhyrje e bërë nga një kirurg plastik i certifikuar nga bordi mund të japë një rezultat dramatik dhe më të qëndrueshëm, prandaj unë nuk jam i befasuar kur shoh se lifting i fytyrës u rikthye në pesë ndërhyrjet kirurgjikale estetike më të aplikuara “.

https://www.sciencedaily.com/releases/2017/03/170301084936.htm

Burimi:American Society of Plastic Surgeons