Cila është ana e errët e telefonit tonë? Si mund ta dëmtojë telefoni trurin tuaj?

Cila është ana e errët e telefonit tonë? Si mund ta dëmtojë telefoni trurin tuaj?

Në pjesën veriore të Jutland (Danimarkë), një grup nxënësish të klasës së nëntë zhvilluan jo shumë kohë më parë një eksperiment biologjik të nxitur nga përvojat e tyre personale në lidhje përqëndrimin.

Lea Nielsen, një nga nxënësit, shpjegoi: “Mendoj se të gjithë, nëse kemi fjetur me telefon afër kokës, kemi përjetuar vështirësi të përqendrohemi në shkollë, dhe ndonjëherë kemi hasur vështirësi edhe për të fjetur”.

Kliko këtu për të mësuar 2 ushqime të cilat pasi t’i hani, do t’ju nxisin aknet

Kurioze prej përvojës së përbashkët, grupi i vajzave zhvilloi një eksperiment për të hetuar ndikimin e rrezatimit ëi-fi në qelizat e gjalla. Në mënyrë të veçantë, ata zgjodhën të përdorin fara krese (cress). Duke marrë 400 fara, ata i ndanë nëpër 12 pjata të ndryshme. Gjashtë nga tabaka u vendosën në secilën prej 2 dhomave (një dhomë me ËiFi dhe tjetra pa ËiFi).

Të dy dhomat u ruajtën në të njëjtën temperaturë, dhe në të dy dhomat u dha e njëjta sasi uji dhe i njëjti ekspozim ndaj rrezeve të diellit gjatë gjithë eksperimentit.

Ndryshimi midis dy dhomave, baza e këtij eksperimenti, ishte se pjatat në një dhomë ishin vendosur pranë dy modemave Ëi-Fi. Modemët Ëi-Fi transmetojnë të njëjtin lloj rrezatimi që vërehet dhe tek telefonat tanë celularë, duke u lejuar studentëve të rikrijojnë ndikimin e telefonit tuaj të vendosur pranë kokës, tek gjumi dhe përqëndrimi.

Rezultatet? Pas 12 ditësh ishte tronditëse të shihje ndryshimin mes dy grupeve të tabelave. Ndërsa farat  në dhomën e parë po rriteshin mirë, farat vendosur pranë modemit nuk treguan ndonjë rritje reale. Disa nga farat madje mund të shikoheshin shenja të mutacioneve ose mund të dallohej dhe “vdekje” e farave.

Foto të farave në dhomën pa WiFi

Foto të farave në dhomën pa WiFi

 

Rezultatet e eksperimentit ishin të mjaftueshme për të hapur sytë e nxënësve për përdorimin e celularit dhe nëse është e sigurtë të mbash pranë telefonin kur fles. “Është me të vërtetë e frikshme që ka aq shumë ndikim, kështu që ishim shumë të tronditur nga rezultati,” tha Nielsen. “Asnjera prej nesh nuk fle më me celularin pranë shtratit. Ose e vendosim telefonin larg, ose e vendosim në një dhomë tjetër. Dhe kompjuteri është gjithmonë i fikur. ”

Eksperimenti jo vetëm që ju dha një mësim të mirë  vajzave, por që kur fjala doli, ato kanë tërhequr vëmendje në shkallë ndërkombëtare, pasi biologët dhe ekspertët e rrezatimit e pranojnë rëndësinë e zbulimit të tyre.

Kliko këtu për të mësuar si mundet që femrat ti shpëtojnë jetën bashkëshortit të tyre.

Një nga ekspertët që ka treguar shumë interes në këtë eksperiment, madje duke shkuar deri në planifikimin e eksperimenteve personale për të pasuër atë të gocave, është Olle Johansson, profesor në Institutin Karolinska në Stokholm. Ai do të fillojë vlerësimin e tij në zbulimet e vajzave duke përsëritur eksperimentin me kolegun e tij Prof. Marie-Claire Cammaert në “Universite libre de Bruxelles”.

Johansson ishte shumë i impresionuar nga përpjekjet e vajzave. Ai i lavdëroi ato, duke thënë: “Vajzat qëndruan brenda fushës të njohurive të tyre, me mjeshtëri zbatuan dhe zhvilluan një eksperiment mjaft elegant. Pasuria e hollësive dhe e saktësisë është shembullore, zgjedhja e farës ishte shumë inteligjente dhe unë mund të vazhdoj “.