Cila është ajo gjë, që artistët e tattoo-ve nuk duan që ju të merrni vesh?

Cila është ajo gjë, që artistët e tattoo-ve nuk duan që ju të merrni vesh?

Të pasurit tattoo është një gjë që është kthyer krejt normale. Disa persona e kryejnë për të paraqitur një pjesë të vetes nëpërmjet bojës në trup, disa të tjerë për të ruajtur kujtimet, ndërsa të tjerë edhe vëtëm qëllime estetike por jo dhe vetëm.

Shpesh këshillohet që të vërehet nësë artisti i tattoo përdor mjete sterile për të kryer tattoo por ajo për të cilën shumë herë nuk e kemi vrarë mendjen është që cfarë boje përdoret.

Kliko këtu për të mësuar më shumë rreth eleminimit të tattoo-ve

Në një raport të kohëve të fundit, Agjencia Europiane e Kimikateve (ECHA) propozoi kufizime për substancat në bojërat e tatuazhit dhe make up-it të përhershëm në nxitur nga shqetësime të mundshme të lëkurës.
Raporti u paraqit në disa organe të tjera rregullatore europiane, duke përfshirë Agjencinë Norvegjeze të Mjedisit, Instituti Superior i Shëndetit (në Itali), Agjencia Daneze për Mbrojtjen e Mjedisit, Instituti Federal i Gjermanisë për Vlerësimin e Rrezikut dhe Instituti Federal për Shëndetin dhe Sigurinë Profesionale.

Subjektet që janë përfshirë janë bojërat e përdorura për tattoo permanente duke përfshirë:

Tatuazhe dekorative-vizatime, dizenjime ose mbishkrime të krijuara duke përdorur bojra moderne tatuazhi dhe makina elektrike, të cilat përbëjnë shumicën e tatuazheve të sotme;
Tatuazhet tradicionale -ato me qëllime më të rëndësishme kulturore sesa tatuazhet dekorative (të tilla si tatuazhet e tribuve maori etj) dhe të krijuara me materiale të ndryshme nga ato që përdoren për tatuazhet dekorative; dhe
Tatuazhe mjekësore-ato të përdorura më së shumti për të treguar informacione që mund ti shpëtojnë jetën njerëzve në rast rreziku (shikoni shembullin ne foton më poshtë).

Keni tattoo por nuk pëlqen më si në fillim? Keni frikë ta eleminoni? Ja cdo gjë që duhet të dini

Cështjet e prekura

Edhe pse shumica e ndërlikimeve shëndetësore të prekura nga ECHA përfshinin probleme të lidhura me lëkurën, raporti gjithashtu vërejti çështje të lidhura me organet brendshme që mund të lindin në rast se një pigment migron nga vendo i tatuazhit.

Nëse kufizimet do të miratohen, prodhuesit e bojës së tatuazheve, importuesit dhe shpërndarësit do të jenë të detyruar të sigurojnë që këto bojëra të mos futen në tregun e BE-së.

Veç kësaj, artistët e tatuazhit dhe të make up-it permanent të rrisin kujdesin në lidhje me bojërat që përdorin. ECHA pret që kufizimet e propozuara të jenë praktike, të monitorueshme dhe me kosto efektive në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Konsultimet publike në lidhje me kufizimet e propozuara do të zgjasin nga 20 dhjetori 2017 deri më 20 qershor 2018. Komentet e hershme të dorëzuara brenda datës 16 shkurt 2018 janë të mirëpritura nga ECHA dhe do të ndihmojnë për kryerjen e diskutimit të parë, në lidhje me kufizimet e propozuara.

Kliko këtu për të shkuar në dokumentin zyrtar të publikuar nga ECHA