Cfarë rezultatesh mund të përfitoj unë pas rimodelimit të hundës?

Cfarë rezultatesh mund të përfitoj unë pas rimodelimit të hundës?

Rinoplastika (Rimodelimi i Hundës)

Shumë njerëz duan të dinë se cfarë është e mundur të arrihet gjatë rimodelimit të hundës, dhe cfarë është e pamundur për tu arritur. Ky postim ka për qëllim tju ndihmojë të kuptoni se cfarë mund të arrini nëse i nënshtroheni një rimodelimi estetik, funksional ose estetik + funksional të hundës.

Qëllimet e rimodelimit të hundës janë po aq të ndryshme sa dhe vet personat që zgjedhin ti nënshtrohen rinoplastikës. Nëpërmjet rimodelimit të strukturës nazale (të hundës), duke përfshirë kocken, kartilagot dhe lëkurën, një kirurg kozmetik ose otorinolaringolog mund të arrijë një ose disa nga rezultatet e mëposhtme:

Korigjimin e devijimit të hundës

Korigjimin e kurrizit të hundës

Korigjimin e majës së hundës

Ngushtimin e hundës nëse është shumë e gjerë për fytyrën

Zvogëlimin e hundës

Korigjimin e simetrisë së hundës pas traumave (aksidenteve)

Korigjimin e frymëmarrjes

Ju mund të klikoni “këtu” dhe të shikoni disa punë të realizuara nga kirurgët e klinikës DaVinci