Cfarë mund të nxisë diabetin. Si të shpëtoni vuajtjet tuaja, dhe të të afërmve tuaj.

Orat biologjike gjenden kudo në trupin tonë. Ato iniciojnë clirimin e hormonit melatonin gjatë gjumit, miratojnë clirimin e enzimave tretëse në orarit e drekës ose na mbajnë zgjuar në momentet më të zëna të ditës. Nje orë “shefe” në tru sinkronizon dhe rregullon funksionin e gjithë të tjerave në organe të ndryshme. Kërkimet në universitetin e Gjenevës (UNIGE), Zvicër, sëbashku me kolegët e tyre në Universitetin e Bath (Mbretërinë e Bashkuar), Universitetin e Claude Bernard (Francë), Universitetin Surrey Bath (Mbretërinë e Bashkuar) dhe me Institutin e Shkencave të Shëndetit Nestlé, kanë gjetur se një orë e tillë punon edhe në muskujt tanë. Kërkimet e tyre, të financuara nga Sëiss National Science Foundation (SNSF), tregon se crregullimi i kësaj ore mund të lidhet me zhvillimin e diabetit tip 2. Puna e tyre sapo është publikuar në revistën PNAS.

Kërkimet zbuluan se nivelet e tipeve të ndryshme të dhjamit (lipideve) në muskul ndryshojnë gjatë ditës, disaherë duke favorizuar një ose një tjetër lloj. A mundet që një orë biologjike të jetë përgjegjëse? Skuadra ndërkombëtare e ka testuar hipotezën me subjekte vullnetare. Ata sinkronizuar orat biologjike të secilit prej tyre, duke u kërkuar që ti përmbaheshin një plani të njëjtë të ngrënies dhe fjetjes, një javë para eksperimentit. Dhe cdo 4 orë, studiuesit merrnin një provë të vogël të muskulit të kofshës dhe e analizonin për përmbajtjen e lipideve (dhjamit).

Skuadra observoj një lidhje të qartë midis përmbajtjes së lipideve në muskul, dhe kohës së ditës (orës), shpjegon Hoëard Riezman nga Departamenti Biokimisë në UNIGE, i cili bashkdrejtoj studimet në Gjenevë me kolegen e tij Charna Dibner, Departamenti i Specialiteteve të mjekësisë së brendshme, UNIGE. “Ndërkohë që kombonimi i lipideve variontë nga një individ në tjetrin, ne kishim nevojë për më shumë prova për të konfirmuar gjetjet” shpjegon ai.

Në hapin e dytë të studimit, kërkuesit u kthyen drejt eksperimenteve in-vitro. Ata kultivuan qeliza muskulore humane dhe i sinkronizuan ato në mungesë të një ore shef, duke përdorur një molekulë sinjal që gjendet normalisht në trupin e njeriut. Kërkuesit dalluan një variacion periodik në përmbajtjen e lipideve në muskul, të ngjashme me ato që vërejtën në subjektet humane. Dhe kur shkëputën mekanizmin e orës duke bllokuar gjenet përgjegjëse, dalluan që ndryshimet periodike më së shumti nuk u dalluan më.

Diabeti dhe crregullimi i gjumit janë të lidhura.

“Ne kemi demostruar me qartësi se variacionet e tipeve të lipideve në muskujt tanë i dedikohen orës tonë fiziologjike,” shpjegoj autorja e parë Ursula Loizides-Mangold Departamenti i Specialiteteve të mjekësisë së brendshme, UNIGE. “Por pyetja kryesore është ende pa përgjigje. Pse egziston ky mekanizëm?” Riezman mendon se ora biologjike e muskujve, me impaktin e vetë mbi lipidet, mund të rregullojë ndjershmërinë e qelizave ndaj insulinës. Me të vërtetë — duke qënë një përbërëse e membranës qelizore — influencon aftësinë e molekulave për të udhëtuar brenda dhe jashtë qelizave muskulore. Ndryshimet në përbërjen e murit qelizor mund të ndryshojë sensitivitetin ndaj hormoneve si dhe aftësinë e muskulit për të marrë sheqerin nga gjaku.

Një sensivitet i ulët i muskulit ndaj insulinës con drejt një gjendje të quajtur “rezistencë ndaj insulinës”, e cila njihet si një shkak i diabetit tip 2.

“Studimet sugjerojnë në mënyrë të bindshme midis një lidhjeje të orës biologjikë, rezistencës së insulinës dhe zhvillimit të diabetit,” shpjegon Charna Dibner, bash-drejtuesja e studimit “Nëse ne kemi një lidhje midis orës biologjike dhe diabetit tip 2 nëpërmjet metabolizmit të lipideve, atëherë kjo do të kemi ndryshime të rëndësishme terapeutike. Falë mjeteve të reja që posedojmë për studimin e qelizave muskulore humane me metodën in-vitro, kemi mundësi që të hetojmë këtë hipotezë në studimin e ardhshëm.”