Çfarë është Rosacea? Cfarë e shkakton dhe cfarë mund të bëni për të ruajtur lëkurën tuaj nga veprimi saj?

Çfarë është Rosacea? Cfarë e shkakton dhe cfarë mund të bëni për të ruajtur lëkurën tuaj nga veprimi saj?

Sipas Shoqatës Kombëtare të Rosacea (të Sh.B.A.), 41% e pacientëve me rosacea pohojnë se kishin shmangur kontaktin e afërt për shkak të gjendjes.

Keni edhe ju probleme me Akne dhe Rozacea? Cfarë ndodhi në takimin e Dermatologëve Amerikanë që i ekzaltoi të gjithë?

Ndërkohë që shqetësimet e lëkurës janë probleme që bien në sy, ne nuk duhet të lejojmë që ato të sundojnë mënyrën si jetojmë.

Ju duhet të jeni duke festuar dhe duke gëzuar jetën, pa marrë parasysh se çfarë lëkurë ne keni !

Rezervoni një konsultë me Dermatologen për Rozacea

Rosacea karakterizohet nga skuqje në faqe, hundë, ballë dhe mjekër (mund të shfaqet edhe në qafë, në gjoks dhe skalp).

Ajo mund të shkaktojë zona të kuqe, të njollosura, shfaqja e enëve të gjakut, ngritje të lëkurës, ose puçra në sipërfaqen e lëkurës.

Nëse lihet pa u trajtuar, me kalimin e kohës mund të shkaktojë trashje të indit të lëkurës (zakonisht rreth hundës) dhe acarim të syve.

Çfarë e shkakton Rozacean?


Si të fitoni një lëkurë më perfekte, rinore dhe të shëndetshme: Kapitulli 1

Shkaku i saktë është i panjohur, por mendohet që faktorë të tillë si gjenetika dhe defekte në sistemin imunitar dhe në enët e gjakut të fytyrës mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Ka edhe disa nxitës rosacea:

Dielli – Shoqëria Kombëtare e Rosacea vlerëson se dielli dhe dëmtimet nga dielli janë shkaktarët më të shpeshtë të rosacea.
Stresi – Stresi ishte shkaku i dytë që prek 79% të njerëzve.
Nxehtësia – Pothuajse cdo gjë që e bën fytyrën tuaj të skuqur, si moti i nxehtë, stërvitja, mund të shkaktojnë rosacea.
Ushqimi – Alkooli dhe ushqimet pikante ndikojnë gjithashtu.


Cili është trajtimi që po dashurojnë njerëzit e famshëm? Si ka mundësi që është kaq i lirë?

Nëse vuani nga rozacea dhe dëshironi që të dini si të kujdeseni për lëkurën, atëherë poshtë do të gjeni disa masa që mund të merrni për të mos ngacmuar përkeqësimin e Rozace

Shmangni produktet që përmbajnë irritues, duke përfshirë aromat, alkoolin, dhe nxitës të tjerë me përmbajtje si mentoli.

Përdorni krem SPF (Kundra Diellit) çdo ditë, madje edhe në ditë me re!

Përdorni rregullisht një hidratues për të zbutur lëkurën e irrituar. Ka edhe hidratues formuluar për të ndihmuar në trajtimin e rosacea!

Përdorni grim për korrigjimin e ngjyrës së lëkurës.

Mbroni fytyrën nga ajri i ashpër dimëror me një shall.