Cfarë është lifting jo-kirurgjikal i fytyrës?

Cfarë është lifting jo-kirurgjikal i fytyrës?

Lifting jo-kirurgjikal  i fytyrës, i referohet procedurave si injeksionet dhe fillerat e fytyrës si edhe trajtimet e tjera si  lazer dhe radiofrekuence që nuk kërkojnë shtrim në spital ose përdorim të bisturisë. Këto ndërhyrje kanë një rekuperim pothuajse të menjëherëshem, gjë që do të thotë që zakonisht mund të dalin nga zyra e mjekut pa asnjë shqetësim.    

Procedurat që preferohen të kryhen në ” Lifting jo-kirurgjikal  i fytyrës ” variojnë në të gjithë individët, në varësi të nevojave specifike që ka gjithë secili

Teksa plakemi, volumi në fytyrën tonë humbet, veçanërisht në faqe, në buzë, rreth gojës dhe nën sy. Me përdorimin e fillerave, kirurgët plastikë zëvendësojnë atë vëllim të humbur për të ndihmuar në rinimin e pamjes së fytyrës.

Vec filerave në fytyrë mund të injektohet dhe Botox, zakonisht në zonën e ballit që praktikisht mund të quhet ndryshe edhe “Lifting i vetullave”.

Gjithashtu një procedurë që mundëson lifting të fytyrës duke shmangur dhe cpimet me gjilpërë është radiofrekuenca.

RF ndihmon për të tendosur dhe ripërtërirë linjat e fytyrës tuaj duke përftuar një lëkurë më të tendosur e më të re. Rritja e qarkullimit të gjakut të shkaktuar nga nxehtesia e RF ka një efekt terapeutik në inde, pasi ajo rrit thithjen e lëndëve ushqyese, largimin e produkteve dhe mbeturinave të panevojshme.