Cfarë bën që juve t’ju bien flokët?

Cfarë bën që juve t’ju bien flokët?

Rreth 1 në 3 meshkuj do të pësojë deri në moshën 30 vjecare një rënie të flokëve e cila mund të jetë e gradave të ndryshme.  Floku rritet prej folikujve dhe cikli normal i nje fije floku zgjat rreth 3-5 vjet para se të bjerë, dhe prej të njejtit folikul mbin një tjetër qime. Ky cikël vazhdon gjatë gjithë jetës.

Rënia e flokëve ndodh kur një form e modifikuar e testosteronit, Dihydrotestosterone (DHT), fillon të veprojë mbi folikujt. Kjo bën që folikujt të tkurren dhe të prodhojnë flokë më të hollë dhe të shkurtër. Me kalimin e kohës, flokët e shëndoshë që keni pasur zëvendësohen nga këta flokë të rinj dhe të dobët.

Veprimi i hormonit DHT mbi folikulin (rrenjen e flokeve)

 

Nesë do të vuani prej reniës së flokëve apo jo, varet nga gjenet tuaja. Nëse gjenet kodojnë që jeni rezistent ndaj DHT, flokët nuk bien dhe anasjelltas. Folikujt në pjesën e pasme të kokës, në pjesën më të madhe të njerëzve (dhe tek personat me rënie te flokëve) janë të koduar që ti rezistojnë DHT, që shpjegon se pse floket bien në pjesën ballore por jo të pasme të kokës.

“Rruga” qe ndjek renia e flokeve (Male baldness pattern)

Humbja e flokëve është dicka progresive, kështu që nëse vini re se flokët bien që prej një moshe të re, atëhere efekti do të jetë më i madh.

Nëse keni probleme me flokët dhe dëshironi që ta luftuar këtë gjë, klikoni “këtu” dhe kërkoni një konsultë me mjekët tanë.

Tags: