Celuliti

Celuliti, ose lëkura e portokallit, është një fenomen që vihet re në rreth 90% e femrave pas pubertetit. Në mënyrë tipike celuliti është i përhapur në gjymtyrët e poshtme, zonën abdomnale, krahë dhe vithe. Ky fenomen ndodh kur indi fibroz në lëkurë lejon qelizat yndyrore te shkojnë drejt sipërfaqes së lëkurës.

Një nga zhvillimet e fundit dhe shumë efikase për trajtimin e celulitit është Cavitation, e cila tashmë praktikohet në klinikën tonë e kombinuar me RF (radiofrekuencë). Cavitation është një teknikë e cila përdor një pajisje për të tejçuar valë me energji të lartë në zonat problematike duke bërë të mundur shkrirjen e indit dhjamor dhe celulitit. Kjo është një teknikë e sigurt, pa efekte anësore si dhe aspak invazive. Aplikohet në sipërfaqen e lëkurës, nuk ndihet dhimbje por vetem një ndjesi e lehtë ngrohtësie dhe pickimi. Pas aplikimit mbetet një skuqje e lehtë e lëkurës që ka tendencën të largohet pas një kohe të shkurtër.

RF funksionon në sajë të shpërndarjes së energjisë (në formën e nxehtësisë) në dermë (shtresa e thellë e lëkurës) dhe në shtresën sub-dermale, pa dëmtuar shtresën e sipërme të lëkurës (epidermën). Ngrohja në këtë zonë shkakton tkurrjen e fibrave ekzistuese të kolagjenit dhe prodhimin e kolagjenit të ri dhe elastinës, rrit qarkullimin e gjakut, dhe mundëson lipolizën dhe apoptozën (shkatërrimin) e qelizave dhjamore duke na ndihmuar edhe në shkrirjen e celulitit në njëjtën kohë. Rritja e qarkullimit të gjakut të shkaktuar nga nxehtesia e RF ka një efekt terapeutik në inde, pasi ajo rrit thithjen e lëndëve ushqyese, largimin e produkteve dhe mbetjeve të panevojshme për organizmin si dhe stimulon zhdukjen e inflamacionit kronik të gradës së ulët, që e karakterizon celulitin. Efekti është pothuajse i menjëhershëm, pasi mund të ndihet dhe të shihet menjëherë pas trajtimit, dhe intensifikohet në 2 deri në 3 ditët e ardhshme.

Terapia cavitation dhe radiofrekuencë është një trajtim që zgjat jo më shumë se 30 minuta për secilën zonë ku aplikohet dhe sygjerohen minimalisht 7 seanca në distancë 4 ditë nga njëra-tjetra në mënyrë që pacienti të shohë rezultate të kënaqshme pas trajtimit.

Kliko mbi foto dhe shiko shembuj nga pacientet tanë:

Rezervoni një konsultë falas