Cdo të thotë të “fryhesh me silikon”? A e meriton silikoni namin që ka?

Cdo të thotë të “fryhesh me silikon”? A e meriton silikoni namin që ka?

Sipas një komunikate të fundit të Food and Drug Administration në SHBA(FDA), në tregun e sotëm të estetikës, egzistojnë opsione të shumëfishta për të konturuar trupin, dhe silikoni i injektueshëm (i lëngshëm) nuk duhet të jetë një prej tyre.

Lexo: “Cila është metoda më e mirë për ti dhënë formë trupit tuaj?”

Silikoni i injektueshëm (herë herë i destinuar për përdorim industrial), të tregtuar nga ofrues të palicencuar dhe të përdorura për të zmadhuar gjoksin, vithet ose pjesë të tjera të trupit, ishin subjekt i paralajmërimit të bërë nga FDA. Këto produkte shpesh tregtohen si fillera të lëkurës të miratuara nga FDA (edhe pse nuk janë),por sipas FDA, kjo klasë “fillerash” mund të çojë në shpërfytyrim të pa korigjueshëm ose deri në vdekje.

Efektet anësore mund të përfshijnë dhimbje të vazhdueshme, shenja ne formën e strijave dhe vdekjen e indeve, së bashku me embolizëm, atak kardiak, infeksione ose edhe deri në vdekje nëse silikoni migron nga vendi i injektimit. Simptomat e mundshme të efekteve anësore të injektimit të silikonit përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi dhe shenjat e një ataku kardiak.

|Sigurohuni që filleri dhe specialisti mjekësor që po kryen procedurën janë të duhurit!|

“FDA është alarmuar nga tendenca e përdorimit të silikonieve të injektueshme që përdoren për qëllimet konturuese të trupit. … Me komunikimin tonë sot, ne shpresojmë të rrisim informimin publik për rreziqet afatshkurtra dhe afatgjata të injektimit të silikonit të lëngshëm drejtpërdrejt në trup dhe të inkurajojmë konsumatorët të zgjedhin produktet e miratuara nga FDA dhe ofruesit e licencuar kur marrin në konsideratë çdo lloj përmirësimi estetik ” tha Melinda Plaisier, komisionere e FDA për çështjet rregullatore.

Lexo: ” Cilat janë rreziqet e të kryerit Botox? ”

Silikoni është një familje substancash kimike. Asnje përbërje nuk quhet “Silikon”, që do të thotë që kurr sdo të gjeni emrin “silikon” në përmbatjen e një produkti.

Praktikuesit dhe konsumatorët inkurajohen që të shikojnë udhëzimin “Check Before You Inject”   të FDA përpara se të zgjidhni të kryeni një injeksion estetik për të siguruar që produktet të jenë të sigurta dhe për të dalluar injeksionet e paligjshme.

 

Linku për tek “Check Before You Inject”
https://www.fda.gov/downloads/MedicalDevices/ProductsandMedicalProcedures/CosmeticDevices/WrinkleFillers/UCM584838.pdf