Akoma nuk e dini si mund të lini duhanin?! Universiteti i Kalifornisë bën hapa seriozë që do ndihmojnë cdo njeri.

Pjesëmarrja në një inforim të shkurtër të, zhvilluar nga bashkëmoshatarët e tyre, në mjediset e komunitetit mund të ndihmojë në uljen e pirjes së duhanit tek të rinjtë dhe adultët e rinj, tregon një studim i ri nga një grup hulumtuesish që ndalojnë pirjen e duhanit.

Publikuar në Journal of Community Health, studimi gjithashtu tregoi se mjetet më efektive në ndërhyrje ishin bisedat informative rreth pasojave të pirjes së duhanit dhe një “kit quit”(kuti me materiale që lehtësojnë lënien e duhanit).

Sipas autorëve, ndërhyrja mund të jetë një mjet i rëndësishëm në shtrirjen që synon parandalimin e përdorimit të rregullt të duhanit në një grup moshe të orientuar rëndë nga marketingu i industrisë.

“Pothuajse të gjithë duhanpirësit provuan së pari përdorimin e duhanit deri para moshës 26 vjeç”, tha autorja e lartë Elisa Tong, një mjeke e mjekësisë së brendshme në UC Davis Health. “Nëse ne mund të gjejmë mënyra për t’i inkurajuar ata që të ndalojnë pirjen e duhanit para se sjelljet e tyre të varësisë të bëhen të forta, ne kemi një shans shumë më të mirë për të avancuar në duelin kundra metodave joshëse që kompanitë e duhanit përdorin vazhdimisht në mënyrë që klientët të vazhdojnë përdorimin e produkteve të tyre gjatë gjithë jetës”.

Ndërhyrje e udhëhequr nga një ‘Ekip i Rrugës’:

Gati 30 nxënës të shkollave të mesme dhe kolegjeve të njohur si “Ekipi i Rrugës” dhanë ndihmesën prej pesë deri në dhjetë minuta, të cilat përfshinin edukimin një-me-një, mesazhet motivuese, “quit kit” dhe refereca për burimet kundër pirjes së duhanit. Anëtarët e ekipit u rekrutuan dhe u trajnuan nga projekti Sacramento Taking Action Against Nicotine Dependence (STAND) të Breathe California Sacramento Region, i cili gjithashtu zhvilloi protokollin e shtrirjes.

Gjatë një periudhe katërvjeçare, ekipi dha ndërhyrjen në 279 duhanpirës të rinj, nëpërmjet një stende qe u ngrit ,në rreth 30 panaire rruge, koncerte, aktivitete tregtare, Second Saturday Art Ëalks dhe ngjarje të tjera të komunitetit të rajonit të Sacramento. Telefonata kontrolli u bënë 76 pjesëmarrësve tri herë brenda gjashtë muajve për të mbledhur informacion dhe për të përcaktuar nëse intervenimi ka funksionuar apo jo.

Rezultatet treguan se përqindja e braktisjes për njerëzit që morën pjesë në ndërhyrje ishte 12.5 % në gjashtë muaj, gjë që është shumë premtuese, sipas Tong, duke pasur parasysh se vetëm rreth 5 për qind e duhanpirësve zakonisht janë në gjendje ta lënë vetë.

Mjete të fuqishme për lënien e duhanpirjes:

Shumica e pjesëmarrësve – 70 % – raportuan se “quit kit” ndihmoj në përpjekjet e tyre të braktisjes së duhan pirjes. Diskutimet me Ekipin e Rrugës ishin gjithashtu të dobishme, veçanërisht ato të fokusuara në strategjitë e ndalimit të pirjes së duhanit, kostot e pirjes së duhanit dhe dëmeve shëndetësore të duhanit.

“Përpjekjet për ndërprerjen e duhanpirjes tek duhanpirësit e rinj shpesh nuk funksionojnë, ka të ngjarë që vjen sepse metodat janë dizenjuar për duhanpirësit “, tha bashkëautori i studimit Kimberly Bankston-Lee, drejtor i STAND.

“Një nga dallimet kyçe me qasjen tonë ishte faktori i rehatisë. Duhanpirësit e rinj ishin në gjendje të ndërveprojnë me njerëzit e moshës së tyre në vende ku zakonisht qëndrojnë.

Një vlerë tjetër e rëndësishme e programit ishin aftësitë e udhëheqjes të fituara nga ata që morën pjesë në Ekipin e Rrugës.

“Nuk është ekzagjerim se qenia anëtar i Ekipit të Rrugës ishte jetë ndryshues”, tha Sarah Hellesen, e cila ishte në shkollë të mesme kur filloi të punojë vullnetare me projektin. Sot, ajo është një i diplomuar e UC Davis që punon për Qendrën e Vlerësimit të Kontrollit të Duhanit në universitet.

“Përvoja ime ishte themeli për karrierën time në shëndetin publik dhe më prezantoi disa nga njerëzit më të mirë dhe më të pasionuar në fushën e kontrollit të duhanit”, shtoi ajo.

Rafinimi dhe përhapja e ndërhyrjes:

Hulumtuesit do të testojnë më tej efektivitetin e ndërhyrjes në vende të veçanta si kampuset e kolegjeve , duke shfrytëzuar burime njerëzore po nga ato ambjente.

“Qëllimet tona janë të gjejmë mënyrat më të fuqishme për të angazhuar dhe fuqizuar të rinjtë e Sacramento për të jetuar jetë pa duhan, dhe pastaj të ndajnë ato mjete me pjesën tjetër të Kalifornisë dhe SHBA,” tha Tong.