Aknet: Ja pse një konceptimi i gabuar krijon një opinion të gabuar

Aknet: Ja pse një konceptimi i gabuar krijon një opinion të gabuar

Shoqata Amerikane e Dermatologëve realizojë një studim në lidhje me stigmatizimin e individëve me akne.

Studimi: 56 individëve u janë treguar imazhe të personave me probleme të lëkurës si aknet, psoriazis, ekzema, vitiligo dhe tinea versicolor. Më pas kanë plotësuar një pyetsor i cili kishte si qëllim eksplorimin e përshtypjeve dhe reagimeve të këtyre subjekteve ndaj atyre me problemet në lëkurë.

Rezultatet: Pjesa dërrmuese (62.5 %) e subjekteve ndiheshin keq për personat me akne, një rezultat që lintë pas gjithë të tjerat.

Rreth gjysma e personave (55.4%) besonin se aknet shkaktoheshin nga higjiena jo e mirë, 27.5% mendonin se ishte e lidhur me dietën, dhe nga të gjithë individët 50% besonin se ishtë ngjitëse.

“Duket qartë që ka shumë keqkonceptime atje jashtë”- u shpreh Dr.Kimball (përgjegjës për studimin)

“Njerëzit janë duke dalë në përfundime të gabuara në lidhje me aknet, dhe kjo po ndikon në opinionin e tyre në lidhje me personat me akne.”

Shumica pohuan se do të ndiheshin me turp nëse do të kishin akne dhe se dikush me akne u dukej më pak tërheqës (67.9%). Në vazhdim, 41.1% pohuan se do të ndiheshin jo komod nëse do të dilnin në publik përkrah një personi me akne, dhe 44.6% do të ndiheshin në siklet nëse do ti preknin përsonat me akne. Megjithatë përqindja e atyre që do të përpiqeshin tu qëndronin larg kontakteve me këta persona ishte tepër e ulët.

Përfundimi: Aknet mund të kenë një impakt psikologjik tepër negativ në vuajtësit sepse janë të stigmatizuar. Megjithëse dhe rozacea është një problem tejet evident mesa duket stigmatizimi duhet të jetë i lidhur me përceptimin negativ të shkaktarëve të akneve.

Nëse aknet janë duke ndikuar negativisht në jetët tuaja atëherë nuk keni përse ta menaxhoni medoemos vet situatën pasi është nje problem mjekësor. Ka shumë mundësi kurimi të akneve, efektive për të rritur dhe të rinj, dhe është pikërisht Dermatologu që vendos se cili do të ishtë më i përshtatshmi për ju.

Kliko këtu për të rezervuar një konsultë me dermatologen