A është obeziteti ngjitës? Cfarë është e rëndësishme të dini

A është obeziteti ngjitës? Cfarë është e rëndësishme të dini

A munden njerëzit rreth jush të ndikojnë në peshën tuaj? Studiuesit besojnë se munden. Një studim i kohëve të fundit në “JAMA Pediatrics” zbuloi se në popullatat me përqindje të larta të obezëve rreziku i personave të tjerë për tu bërë obezë është më i madh.

Sipas studimit, kjo mund tëndodh si pasojë e “ngjitjes sociale”që do të thotë imitimit të ideve ose të sjelljeve të njerëzve në mjedisin ku jeton. Në këtë mënyrë, ekspozimi i një personi në komunitetet me përqindje më të lartë të obezitetit lidhet me rritjen e rrezikut për rritje të peshës.

Studimi

Për të kryer studimin, studiuesit shqyrtuan indeksin e masës trupore (IMT) të anëtarëve të 1,519 familjeve – duke përfshirë 1,314 të rritur dhe 1,111 fëmijë – të etnive të ndryshme nga 38 vende të ndryshme në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrësit vetë-raportuan IMT e tyre. Përveç kësaj, studiuesit kryen matjet antropometrike për 458 fëmijë për të vlerësuar madhësinë dhe formën e trupit.

Kërkuesit përdorën kriteret e mëposhtme për pjesëmarrësit mbipeshë dhe ata obezë: Prindërit me BMI ≥ 25 ose BMI ≥ 30 u klasifikuan respektivisht si mbipeshë ose obezë. Fëmijët, përqindja BMI e të cilëve për moshat dhe gjinitë respektive kalonin percentilen e 85 dhe/ose të 95 u quajtën respektivisht mbipeshë dhe obezë.

Në përfundim, studiuesit zbuluan se njerëzit kishin më shumë risk për të qënë mbipeshë ose obezë në zonat ku momentalisht kishte përqindje të mëdha të obezitetit . Kjo lidhje ishte edhe më të fortë mes familjarëve, pra nëse fëmijët kishin prindër obezëm atëherë do të prireshin të kopjonin sjelljen e tyre dhe të bëheshin mbipeshë ose obezë.