A e dini se cila është mënyra më efikasë për të luftuar plakjen?

A e dini se cila është mënyra më efikasë për të luftuar plakjen?

Jo të gjitha teknikat kundra plakjes kërkojnë produkte ose trajtime. Hulumtimet e fundit në “Frontiers in Human Neuroscience” zbuluan se të kërcyerit mund të luftojë shenjat e plakjes në tru dhe të luftojë efektet mendore dhe fizike të plakjes.

Kliko këtu për të mësuar pse lëkura jote acarohet kur ti bën palestër

Sipas autorëve të studimit, “Të kërcyerit duket një ndërhyrje premtuese për përmirësimin e ekuilibrit dhe strukturës së trurit në të moshuarit. Kombinon palestrën aerobike, aftësitë senso-motore dhe aftësi  kognitive dhe njëkohësisht rreziku për të pësuar lëndime është i ulët”. Përveç kësaj, të kërcyerit përdor informacione shqisore auditore dhe vizuale në kontrast me programet klasike të palestrave.

Hulumtuesit përqendruan vëmendjen tek zona e hippocampus-it (HC) në tru, e cila është çelësi i plakjes normale dhe patologjike, po ashtu edhe për ekuilibrin dhe proceset kognitive, të tilla si kujtesa dhe të mësuarit.

Pjesmarrësit e studimit ishin të gjithë në moshat ’60 dhe ’70, me një moshë mesatare prej 68 vjetësh.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se stërvitja fizike është efektive kundër shenjave të plakjes në tru. Për të vlerësuar se cilat lloje të stërvitjes janë më efektive, hulumtuesit i ndanë vullnetarët në dy grupe për t’iu nënshtruar 18 muajve të trajnim në kërcim ose palestër.

Kanceri i gjirit; 10 shenjat që duhet të dini për të shpëtuar jetën tuaj dhe të nënës tuaj.

Ndërsa grupi i palestrës praktikoi kryesisht ushtrime të përsëritura – të tilla si çiklizëm apo ecje nordike – grupi i kercimit mësonte vazhdimisht koreografi të reja. Analiza mbi aktivitetin e HC janë kryer gjatë gjithë studimit.

Hulumtuesit përfunduan se në të ardhmen duhen studime më të mëdha dhe me më shumë vullnetarë për të marrë sa më shumë informacione, por rezultatet e studimit tregojnë që “trajnimi i kercimit dhe palestrës mund të luftojnë plasticitetin hipokampal tek të moshuarit, por vetëm trajnimet në kërcimm përmirësojnë aftësitë e bilancit”.