Ja pse nuk po shikoni rezultate në lëkurën tuaj

Ja pse nuk po shikoni rezultate në lëkurën tuaj

A vuan lëkura për shkak të kujdesit tuaj ndaj saj në mbrëmje?

Nëse shtriheni në shtrat pa kryer disa hapa të thjeshtë për t’u kujdesur për lëkurën tuaj, atëherë lëkura juaj po vuan.

3 gjëra që duhet të bëni dhe 2 gabime që bëni para se të flini gjum. Pse nuk po shikoni rezultate në lëkurën tuaj.

A vuan lëkura për shkak të kujdesit tuaj ndaj saj në mbrëmje?Nëse shtriheni në shtrat pa kryer disa hapa të thjeshtë për t’u kujdesur për lëkurën tuaj, atëherë lëkura juaj po vuan.
Kliko këtu për të mësuar si të ruash lëkurën e butë dhe në dimërDermatologët e ndajnë  ‘kujdesin ditor të lëkurës’ në dy pjesë: në mëngjes dhe mbrëmje.Në periudhën 24-orëshe, gjumi është koha më e mirë për t’u përqëndruar në produktet që luftojnë problemet e lëkurës dhe mbajnë lëkurën të shëndetshme.

Kur jeni duke fjetur, duhet të përqendroheni në atë që lëkura ka nevojë , në vend të asaj që ju dëshironi për lëkurën tuaj.


Kliko këtu për të rezervuar një konsultë me Dermatologen tonë.

Cilat janë zakonet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës para se të flini gjum?

Lani fytyrën para se të shtriheni në shtrat. Eshtë e rëndësishme. Zgjidhni një pastrues që përputhet me llojin tuaj të lëkurës dhe që do të largojë make up-in, kremin SPF dhe papastërtitë dhe vajin të akumulara gjatë ditës. Pastrimi i fytyrës para gjumit do të ndihmojë në parandalimin e bllokimit të poreve. Është gjithashtu një mënyrë e mirë për të parandaluar akumulimin e lëkurës së vdekur në lëkurë. (Gjë që shkakton shumë probleme më vonë)

Aplikoni produktet e trajtimit gjatë natës. Përdorni këto orë për të lejuar që produktet terapeutike që funksionojnë për të përmirësuar problemet e fytyrës si aknet, rrudhat, pigmentimin e pabarabartë të lëkurës dhe skuqjet si rosacea etj.

Ruani hidratimin e lëkurës tuaj duke përdorur një krem hidratues.  Zgjidh një hidratues të përshtatshëm me llojin e lëkurës. Niveli i hidratimit së lëkurës ndihmon në ruajtjen e forcës mbrojtëse të lëkurës. Kjo ndihmon për të mbrojtur lëkurën tuaj nga streset që mjedisi i shkakton lëkurës si thatësi, acarim, skuqje, dhe plasaritje.

Kliko këtu për të mësuar si të ruash lëkurën e butë dhe në dimër

Cilat janë dy gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit për  shëndetin e lëkurës së tyre gjatë natës?

-Mos larja e fytyrës për të larguar papastërtitë e ditës, vajin dhe make up.

-Mos hidratimi i lëkurës së sapopastruar. Hidratuesit gjithmonë funksionojnë më mirë kur aplikohen brenda 3 minutash pas daljes nga dushi apo larjes së lëkurës.